E Enjte, 5 Nëntor 2026

Albin Kurti në Pragë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti, dorëzon sot në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Dokumenti do t’i jepet qeverisë çeke, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

Kurti do të pritet nga ministri çek për çështjet europiane, ndërsa pas dorëzimit pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Aplikimi i kosovës për anëtarësim në be u nënshkrua dje nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Udhëheqësit e Kosovës e quajtën atë  një moment historik për shtetin me të ri në Ballkan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›