Albpetrol Dervishaj Vetro renditet e para

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, oferta e “Vetro Energy” për
privatizimin e kompanisë “Albpetrol” është vlerësuar si më seriozja dhe
fituese nga Komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e
Ekonomisë.
Kryetari i Komisionit të Tenderit, zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, foli me superlativa për ofertën e konsorciumit “Vetro Energy”, duke thënë se ajo plotëson të gjitha kriteret dhe ka dalë e para në vlerësimin e bërë nga kompania e konsulencës Patton Boggs.
Sipas tij “Vetro” ka marrë totalin e pikëve në ofertën financiare dhe shumicën e pikëve në ofertën teknike , duke u vlerësuar me 97.7% pikë, më pas është renditur konsorciumi ëin Bussines me 44.4% të pikëve dhe Bankers Petrolium me 30%. Dervishaj ka sqaruar se 'Ecolog International', 'Gazprom' dhe 'Amber Shine INC' janë skualifikuar nga gara për shkak të mungesës në dokumentacione apo garancive të ofertave.
Renditja përfundimtare pritet të publikohet brenda pesë ditëve dhe kompanitë kanë të drejtë të bëjnë apelimin e vendimit.