E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Albulena Haxhiu dështon sërish të marrë besimin për kryetare të Kuvendit

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë.

Ajo i mori 57 vota për, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj. Kundër saj votuan 46 deputët, ndërsa abstenuan 3.

Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota për. Seanca është shtyrë për të premten e 25 prillit./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›