E Hënë, 2 Nëntor 2026

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.

Me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenim, Albulena Haxhiu u zgjodh si kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë që Albulena Haxhiu u propozua nga Lëvizja Vetëvendosja, e cila ëhstë ehe forca politike e cila fitoi zgjedhjete  fundit.

Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Rendi i ditës:

1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2.Betimi i deputetëve,

3.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4.Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Presidentja Osmani e kishte thirrur seancën në orën 12:00, por u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vendimi i presidentes vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20% apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›