E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alcantara lamtumirë Barcelonës

Thiago Alcantara e ka vendosur largimin nga Barcelona. Mesfushori i ri i Barcelonës thuhet se do të përshëndetet me Barcelonën menjëherë pasi të kthehet në skuadër pas Kampionatit Evropian për grupmoshat U21. Alcantara do të ketë edhe një bisedë me Vilanovën të cilit do ti konfirmoj largimin.

Talenti spanjoll është i vetëdijshëm se do të ketë problem për një vend titullar në edicionin tjetër dhe se do të kërkoj skuadër të re. Alcantara thuhet se ka dilemën për të zgjedhur njëren nga dy skuadrat, Manchester United apo Milan. /Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›