E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuqezi Abuzime gjate censusit


Aleanca Kuqezi deklaron se ka prova dhe fakte të abuzimeve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Aleanca bën me dije se po ndjek me shqetësim të thellë procesin e regjistrimit dhe përmend rastin e plotësimit të formularëve në fshatin Shëngjergj  të Korcës, ku banorët me emra myslimanë po vetëdeklarohen me kombësi Greke.

Po ashtu Aleanca thekson se ka të dhëna se shumë anketues po përdorin lapsin në plotësimin e formularit duke lënë hapësira për abuzim dhe ndryshime të të dhënave.

“Shumë qytetarë po fotokopjojnë formularin e regjistrimit RegjistrimiHaxhinasto-Poposki për censusinCensusi, verifikimi, pas deklarimit Censusi, probleme me etninë për ta përdorur si dokument në Konsullatën Greke. Përfaqësues të Ambasadës Maqedonase u kanë kërkuar qytetarëve në zonën e Gollobordës të deklarohen me kombësi maqedonase. Gjithashtu, kanë kërkuar përzgjedhjen e disa regjistruesve në këto zona. Me mijëra militantë partiak janë kontraktuar si regjistrues duke kontrolluar politikisht këtë proces e duke u shpërblyer me mundësi punësimi nga ana tjetër. Shumë prej të punësuarëve si anketues nuk kanë kualifikimin e duhur arsimor për të qenë pjesë e këtij procesi, sipas parametrave të  kërkuar nga BE”, thuhet në deklaratë.

Aleanca thekson se regjistrimi është një proces antikushtetues dhe i pambështetur në asnjë dispozitë të legjislacionit shqiptar.

Verifikimi, pas deklarimit

Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti.

Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja shpjegon se deklarimi i qytetarit eshte i lire dhe shkruhet ashtu sikurse ai deklaron.

"Eshtë një deklarim i lirë nuk bëhet me dokumentacion. Anketuesit nuk kanë të drejtë t'i kërkojnë dokument identifikimi të anketuarve. Anketuesi ka të drejtë vetëm të shpjegojë pyetjet dhe nuk duhet të vërë në dyshim përgjigjet e dhëna nga personi i anketuar", tha Nurja.

Kundër regjistrimit edhe në stadiume

Kundërshtimi i procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka zbritur edhe në shkallët e stadiumeve të Superligës.

Tifozët e pranishëm në stadiumin e Laçit, ku vendasit pritën kampionët në fuqi, Skënderbeun, hodhën parrulla dhe hapën banderola kundër procesit të regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, proces ky i kundërshtuar fort edhe nga lëvizja Aleanca Kuq e Zi.

Tifozët bënë thirrje për refuzim të formularit ku kërkohet kombësia dhe besimi fetar.

Procesi i regjistrimit nisi më 1 tetor dhe do të zgjasë për 45 ditë, sipas INSTAT. Burime brenda INSTAT deklarojnë se procesi po vijon normalisht dhe se shqiptarët nuk po kundërshtojnë deklarimin e kombësisë dhe të fesë.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika "Shqip", të bashkëjetosh me korrupsionin
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, denoncoi zhvelërësimin e qëllimshëm të pasurive kombëtare për shitjen nën kosto dhe zhvatjen e fondeve të buxhetit të shtetit, si format më të rrezikshme të korrupsionit, gjatë emisionit “Shqip”, në TCH. Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Në një deklaratë për mediat negociatorët e Partisë Demoktratike kanë deklaruar se, i kanë shqyrtuar propozimet e PS-së për reformën zgjedhore dhe se i kanë kthyer përgjigje me shkrim. Berisha: Debat me Ramën në 2013
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama për të dalë në një debat publik. Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se klasa politike shqiptare duhet t’i lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Partneritet dhe miqësi
Dorian Koci - Njëzet vjet më parë, në datën 2 tetor 1991, pas një absurditeti të pakuptimtë edhe për vetë botën komuniste (pasi të gjitha vendet e ish- kampit socialist në Europë kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA-të), absurditet që zgjati 45 vjet me radhë, në Shqipëri u rihap ambasada amerikane, pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike më 21 mars 1991.

Lajmet kryesore

Kasat fiskale shtypen për procedurë
Projekti prej 16 milionë euro nuk po shërben për asgjë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›