E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca e rrezikshme neonaziste

Partitë ekstreme djathtiste gjermane dhe greke kanë krijuar kontakte të afërta me njëra-tjetrën në Gjermani. Sipas deklaratave të zyrtarëve gjermanë, të botuara në portalin Business Insider, neonazistët e të dy vendeve po synojnë të forcojnë ndikimin e tyre në Europë.

Besohet se anëtarët e partisë neonaziste greke ‘Agimi i Artë’ kanë theluar një qeli të vetën në qytetin jugore gjerman Nürnberg, me qëllim të joshjes në radhët e saj të grekëve të ri, të cilët ia mësyen Gjermanisë në kërkim të një vendi të punës.

Përfaqësuesit e bashkësisë greke në Gjermani ndërkohë e kanë dënuar ardhjen atje të partisë fashiste greke – që në Greqi njihet si Chrysi Avgi – dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve gjermane që të bllokojnë çfarëdo aktiviteti të kësaj partie, e cila në Greqi tashmë e ka treguar haptazi natyrën e saj të dhunshme, të cilën do të mund ta shfaqte edhe në Gjermani, shkruan Express.

‘Agimi i Artë’, i cili aktualisht ka 18 deputetë në Parlamentin e Greqisë, lëvizjen e fundit e ka bërë të ditur edhe në web-faqen e vetë, ku ka pohuar se kjo “është një përgjigje ndaj emigrantëve të pistë hipikë grekë, dhe regjimit të diktaturës diktatorial në atdheun e tyre”.

Sipas portalit Business Insider, Zyra e Bavarisë për Mbrojtjen e Kushtetutës ndërkohë ka njoftuar se “zhvillet po përcillen me shumë vëmendje”.
Po ashtu, kjo Zyrë ka njoftuar se, ‘Agimi i Artë’ ka të ndërtuar “një rrjetë ndërkombëtar të kontakteve, përfshirë këtu edhe kontaktet me naonazistët në Bavari. Këto kontakte mbahen nëpërmjet vizita të ndërsjella, si dhe përmes takimeve të grupeve ekstreme djathtiste në Europë”.

Nga Zyra po ashtu u konfirmua se, pjesëtarët e ‘Agimit të Artë’ dhe grupet e djathta ekstremiste gjermane tashmë kanë zhvilluar disa vizita, por edhe takime me grupe të tjera të ekstremit të djathtë jashtë Gjermanisë dhe Greqisë.

‘Agimi i Artë’ ndërkaq mohon se tashmë ka krijuar lidhje me gupet neonaziste në Gjermani.
“Të gjitha këto fjalë lidhur me neonazistët s’janë gjë tjetër, pos marrëzira”, deklaroi zëdhënësi i ‘Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris. Por Kasidiaris, i cili u bë i njohur falë sulmit fizik ndaj dy deputeteve të Parlamentit të Greqisë gjatë një debati televiziv, konfirmoi se e djathta ekstreme tashmë ka konstituuar “një degë lokale” në Gjermani.
“Thjeshtë, për arsye se në Gjermani ekziston një bashkësi e madhe greke, dhe për shkak se ‘Agimi i Artë’ ka vendosur që të themelojë një organizatë të tijën lokale edhe në Gjermani”, theksoi zëdhënësi Kasidiaris.
“Emigrantët grekë kanë shfaqur një mbështetje masive për ‘Agimin e Artë’, jo vetëm në Gjermani, por edhe gjithkund tjetër ku ekziston diaspora greke”, shtoi zëdhënësi i ‘Agimit të Artë.

Në një letër të bashkësisë greke në Nürnberg, veç tjerash, thuhet se “dënohet ashpër dhe njëzëri themelimi i një qelie të ‘Agimit të Artë” në të pjesë të Gjermanisë.
“Sloganet naziste, porositë e jotelerancës, ndarjet dhe frika, nuk kanë vend brenda bashkësisë greke”, theksohet në letrën e bashkësisë greke në Gjermani.

Në letër thuhet edhe ajo se, bashkësia greke beson që ‘Agimi i Artë’ ka zgjedhur këtë qytet jugor gjerman për shkak të lidhjeve të tij historike me partinë e Adolf Hitlerit. Në të vërtetë, ishte pikërisht ky qytetit ku Hitleri kishte vendosur të organizonte protestat e partisë së tij naziste, për shkak të lidhjeve me Mbretërinë e Shenjtë Romake dhe me Ligjet e Nürnbergut, të nëpërmjet të cilave çifutëve iu ishte marrë shtetësia gjermane.
“Tentimi i kësaj partie që të lidhet me historinë e këtij qyteti paraqet një blasfemi, dhe, si e tillë, ai është i gjykuar të dështojë”, nënvizohet në letër.

Kreu i Federatës së bashkësive Greke në Gjermani, Sigrid Skarpelis-Sperk, tha për gazetën britanike ‘The Guardian’ se, autoritete gjermane duhet të përcjellin zhvillimin e situatës, ashtu që pjesëtarët e partisë neonaziste greke t’i mbajnë nën kontroll.
“Partia që ka treguar se është e gatshme dhe e aftë – edhe pse e vetme - që në Greqi të kryej sulme agresive ndaj njerëzve me ngjyrë dhe të gjithë të huajve të tjerë, është në gjendje që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Gjermani”, pohoi ajo.

Ndryshe, në Gjermani jetojnë afro 380,000 grekë, kryesisht në zonat e saj industriale, megjithëse besohet se ky numër realisht shkon deri në 900,000. Shkurt, ata në kohërat moderne erdhën gjatë tri etapave: pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë diktuarës në Greqi, dhe tani, kur shumë grekë erdhën në Gjermani në kërkim të një vendi të punës, për shkak të krizës së madhe ekonomike në vendin e tyre.

Grupet neonaziste gjermane, siç është grupi bavarez Freies Netz Süd, për një kohë kanë përcjellë me vëmendje sukseset e ‘Agimit të Artë, ndërsa nëpër web-faqet e veta aksionet e tyre ua kanë preferuar haptas përkrahësve të vetë.
Organizata anti-naziste Nürnberg Union Nazi Stop ka njoftua se do t’i vëzhgojë nga afër aktivitetet e ‘Agimit të Artë’ në Gjermani.

Gjatë muajve të fundit partia raciste dhe anti-semitiste greke ‘Agimi i Artë’ është cilësuar përgjegjëse për sulmet e shumta ndaj të huajve në Greqi. Partia, simboli i së cilës ngjanë së tepërmi me svastikën naziste, anë zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Greqi arrit të fitojë 18 vende në Parlament. Popullariteti i saj tek votuesit grekë aktualisht vlerësohet të jetë afro 12 përqind./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›