E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri ne shtepine e BB Edgari i indinjuar nga banoret

Vellai i Madh ka vendosur muzike ne sfond gje qe ben qe disa nga banoret te kercejne ndersa te tjere te shijojne tingujt muzikore shtrire. Fillon alegoria ne shtepine e Big Brother ku Ermali Franceska e Graciano hipin mbi kolltuk duke kercyer ndersa pjesa tjeter e banoreve kercejne rrotull tyre.

Ndersa banoret vazhdojne te kercejne me njeri-tjetrin Graciano del ne kopsht dhe fillon te bisedoje me Edgarin i cili eshte i shqetesuar per papastertine ne shtepi. Me vone ata diskutojne per spektaklin e dites se shtune. Edgarit do ti pelqente qe te futej nje banor shume i spikatur diten e shtune ne menyre qe te vere ne levizje pjesen tjeter te banoreve.

Pak me vone atje shkon edhe Genta e cila ve re qe Edgari eshte i merzitur nga dicka dhe e pyet. Edgari shprehet me fjale te ashpra per banoret duke thene se i vjen ndot nga te gjithe dhe se ka kuptuar qe nuk mund ta lere vajzen e tij qe te marre pjese ne kompeticione te tille. Ai thote se banoret jane shume te papaster dhe se kjo gje e shqeteson shume. Edgari thekson se gjithmone mundohet qe te marre te miren nga dicka dhe se kjo eshte gjeja me e rendesishme qe ka arritur te kuptoje. Edgari flet shume i indinjuar edhe pasi atje shkojne edhe disa nga banoret e tjere. Une zihem me gruan kur gjej qime ne banje shprehet Edgari. Ai thote se nuk ndihet mire nga fakti qe pergjithesohen te gjithe banoret duke perfshire edhe ate vete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›