E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleks Nika qytetar nderi ne Kolsh

Aleks Nika, i riu lezhjan që mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 janarit në Tiranë do të jetë qytetar nderi i komunës kolsh.

Këshilli i kësaj komune ka votuar në unanimitet të plotë vendimin për dhënien e këtij titulli, duke e konsideruar këtë veprim si një akt nderimi ndaj një viktime të pafajshme.

Kreu i komunës Kolsh, Ferdinand Ndoj ka shprehur bindjen e tij se vendimi i këshillit do të konfirmohet nga institucioni i prefektit dhe se iniciatorët për akordimin e këtij titulli i kanë bërë nder të gjithë komunës me nderimin që po i bëhet të riut Aleks Nika, protestuesit paqësor që humbi jetën më 21 janar.

Këshilli i komunës Kolsh dhe grupi iniciator nuk kanë paraqitur një motivacion për këtë titull të lëshuar ndaj të ndjerit Aleks Nika, por kjo pritet që të motivohet me aprovimin e kësaj kërkese nga institucioni i prefektit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›