E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alergjitë te fëmijët – Mjekët referojnë raste të shumta nga poleni i luleve

Në periudhën e pranverës ka një rritje të numrit të personave që shfaqin probleme alergjike. Mjekët thonë se vit pas vit janë shtuar rastet tek fëmijët ndërsa alergjia më e zakonshme është për shkak të polenëve.

“Në përgjithësi gjatë kësaj periudhe shfaqen alergjitë stinore të cilat vijnë nga polene te ndryshme, nga bari apo nga lulet”, u shpreh alerkologu Seit Jaku.

Seit Jaku, mjek pediatër në spitalin e Hasit thotë se moshat më të prekura janë të vegjlit.

“Më të prekur janë moshat 5-10 vjeç”, tha mjeku.

Prindërit nuk duhet të neglizhojnë simptomat që shfaqen tek fëmijët nga sëmundjet alergjike.

“Janë simptomat si skuqja e syve, teshtitjet, elementët në lëkurë që përgjithësisht shoqërohen me konjunktivite alergjike”, tha ai.

Por për të marrë mjekimin e duhur duhet t’i drejtohen mjekut aerolog për të bërë provat e alergjisë në mënyrë që të përcaktohet se çfarë u shkakton alergji.

Mjekët rekomandojnë se për të shmangur reaksionin alergjikë nga polenet veçanërisht tek fëmijët, duhet të evitohet qëndrimi i tepërt në natyrë gjatë ditëve me përqendrim të lartë poleni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›