Alexander-Arnold tregon makthin e tij: Adama Traore më bëri të

Alexander Arnold është përballur me shumë kundërshtarë të fortë gjatë karrierës së tij. Por njëri prej tyre e ka bërë të ndihet I padobishëm, gjë të cilën e ka zbuluar gjatë një interviste për Goal: “Kur Adama Traoré është në ditëm e tij, nuk mund të bësh asgjë. Mënyra se si ai mund të ndryshojë drejtim dhe të largohet nuk është njerëzore. Jo. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i pafuqishëm ndaj një kundërshtari. Ka njerëz që janë më të shpejtë se ju, është e pashmangshme, por ju mund ta kompensoni atë me pozicionimin, markimin. Por kundër tij, edhe për shkak të fuqisë së tij, në të vërtetë nuk ka asgjë për të bërë. Më kujtohet sezonin e kaluar kur erdhi në Anfield. Ai u kthye, preku topin dhe u zhduk. Unë nuk isha ndjerë kurrë kështu më parë”.