“Alfabeti jonë fillon me agimet njerëzore”, rrjedhja e shqipes nga hieroglifet, shkrimet kunjiform deri tek alfabeti pellzag

Këtë herë profesor Sazan Guri në bashkëpunim me autorin Vullnet Xhango janë ndalur te alfabeti shqip. Ata të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, kanë deklaruar se rrjedhja e shqipes vjen nga hieroglifet, shkrimet kunjiform deri tek alfabeti pellzag.
Sipas profesorëve, ky fakt ka dal në Kongresin e parë zyrtar të Korroalianos dhe u sanksionua edhe në Kongresin e Manastirit.
“Lidhja është te gjuha. Ne jemi të gjithë shqiptar dhe flasim një gjuhë. Unë u mora fillimisht me alfabetin e Dhaskal Todrit, që është një tabel. Mendoj që nga alfabeti pellazgishtes vijnë të gjitha.
Unë dhe Sazani që kemi punuar në naftë bazohemi në korelimin e gjërave, ndarjen në dy pjesë, prandaj janë dy tabela.
Mendimi im është që këta studiuesit voskopojan, kanë qenë aty ku ishte Kostandinopoja, dhe kanë gërmuar të gjitha arshivat. Ata u detyruan të iknin nga Kostandinopoja dhe erdhën në Manastir”, u shpreh Xhango./abcnews.al