Algjeri tjeter veteflijim

Regjistrohet rasti i pestë i vetëflijimit në shenjë proteste ndaj papunësisë dhe varfërisë në Algjeri.
Një tjetër i ri, i papunë në Algjeri, nën shembullin e Mohamed Buazidi që më 17 dhjetor dogji veten me benzinë para ndërtesës qeveritare në Tunizi, veprim ky që pasoi me protesta të fuqishme popullore që cuan në rrëzimin e presidentit Ben Ali, dogji veten në provincën El Oued.
Viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Ndërkohë që në disa rajonë të Algjerisë vazhdojnë protestat kundër varfërisë.