Algjeri/Konferenca islamike dënon ndërhyrjet e jashtme në Iran
Vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dënuan sot përmes një deklarate në Algjeri, "ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Iranit".
Organizata e Konferencës Islamike shprehu shqetësimin lidhur me "presionet e ushtruara mbi Iranin për ta privuar në të drejtën e tij për përdormin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore". Sipas agjencisë algjeriane të lajmeve "APS", kjo deklaratë u bë miratua gjatë takimit të Komitetit ekzekutiv të Konferencës në kryeqytetin magrebian, ku mori pjesë edhe kreu i parlamentit iranian, Ali Larixhani. Duke shprehur mbështetjen për rezistencën palestineze, "Komiteti dënoi ashpër politikën që i lejon Izraelit të mbajë një arsenal bërthamor duke vënë në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, dhe shprehen të bindur për t'u përballur me agresionin izraelit për të rikuperuar territoret e pushtuara, përfshi Rripin e Gazës, Cisjordaninë dhe Jerusalemin". Organizata e Konferencës Islamike u shpreh e shqetësuar edhe për akuzat "false, të errëta dhe të dyshimta", që janë bërë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj presidentit të Sudanit, Omar El Bashir.