E Diel, 1 Nëntor 2026

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Dhoma e ulët e Parlamentit të Algjerisë ka miratuar një projektligj që zgjeron zbatimin e dënimit me vdekje.

Sipas ndryshimeve të reja ligjore, dënimi kapital do të aplikohet për autorët e zjarrvënieve të qëllimshme në sipërfaqet pyjore.

I njëjti ndëshkim ekstrem parashikohet edhe për personat që rrëmbejnë fëmijë dhe ushtrojnë ndaj tyre torturë, abuzim apo gjymtim.

Ministri i Drejtësisë, Lotfi Boudjema, mbrojti ashpërsimin e masave duke i cilësuar zjarret masive si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

Nismat ligjore u ndërmorën me procedurë urgjente pas një valë zjarresh vdekjeprurëse në verilindje të vendit ku humbën jetën 12 persona.

Autoritetet algjeriane dyshojnë se disa nga zjarrvëniet e fundit kanë lidhje me krimin e organizuar dhe ndërhyrje nga faktorë të huaj.

Projektligji i ashpërsuar pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit të Kombit përpara se të dekretohet nga Presidenti Abdelmadjid Tebboune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›