Alibali: Meta e ka pranuar supremacinë e Berishës

Juristi Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ se prej kohësh Ilir Meta e ka pranuar superioritetin e liderit të opozitës që është Sali Berisha.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Alban Dudushi, se a është i shqetësuar Ilir Meta tashmë që Rithemelimi është zyrtarizuar, analisti Alibali tha se nuk mendoj se ka shqetësim te z. Meta sepse sot ka bërë deklarata elektorale që i paraprinë një aksioni opozitar.
“Meta bëri sot një deklaratë elektorale për krijimin e koalicionit të madh me Sali Berishën për 2025. Meta për një periudhë të madhe kohe është parë si kreu i opozitës për situatën që ndodhet sot z. Berisha por tashme kuptohet që prej kohësh vete ai e ka pranuar superioritetin e Sali Berishës si lider i opozitës”.
/rtsh.al/