Alibeaj: Jemi alternativë përfaqësuese, jo letargjike

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Koalicioni Djathtas për Zhvillim prezantoi në Fier kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.
Në këtë takim kryetari i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, tha se “u puqëm për të krijuar një të djathtë të munguar prej 35 vitesh, një e djathtë përfaqësuese, një e djathtë me vlera, se ka qenë PD, por s’ka qenë asnjëherë e djathtë, ishte letargjike, se nuk e lanë të ngrejë kokë”.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tha se “mendoj që në këtë rrugëtim borxh nuk i kemi askujt. Kemi patur aleatë, miq, zgjodhën rrugën e tyre, aty tek listat e mbyllura, futë aleatë e fut besnikë, se merren vesh lehtë më pas me palën tjetër”.
/k.s/