E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri Rendesi kishte fitorja

Milani arriti ta zgjidhte vetëm në fund ndeshjen ndaj Celtic në San Siro dhe Massimiliano Allegri është shprehur pas këtij takimi se e rëndësishme ishte fitorja, duke marrë parasysh mungesat e shumta të kuqezinjve.

“Fituam me vuajtje dhe i dhuruam një fitore tifozëve. Sakrifikuam shumë pasi në këto momente nuk kemi forcën për të dominuar ndeshjen për 90 minuta. Nuk e sulmuam siç duhej mbrojtjen e tyre, por pas golit të parë gjithçka shkoi mirë.” Pas kalimit të Celtic, Milanin e pret një provim shumë i vështirë. Në San Siro vjen një Napoli i frikshëm që është në krye të Serisë A dhe që mundi Borussia Dortmund në Ligën e Kampioneve. “Është një skuadër shumë e mirë. Benitez ka bërë një punë të shkëlqyer sepse në fare pak kohë ka ndryshuar sistemin e lojës. I dimë limitet tona dhe do të punojmë për tu përmirësuar”, theksoi Allegri. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›