Allen viziton trupat amerikane të KFOR-it në Nothing Hill

PRISHTINË, 19 maj/ATSH/- Nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike Elizabeth M. Allen ka takuar trupat amerikane në Kampin Nothing Hill.
“E nderuar të vizitoj Kalorësinë 1-108 të KFOR-it dhe të takoj udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindore në kampin Nothing Hill. Mirënjohje të thellë për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse KFOR të NATO-s”, ka shkruar Allen në X në ditën e parë të vizitës në Kosovë.
Gjatë ditës së parë ka vizituar Dresnikun, së bashku me ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, ndërsa nesër do të ketë takime të ndara me krerët e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. /KosovaPress/