E Diel, 1 Nëntor 2026

Almir Rrapo ekstradohet per ne SHBA

Ekstradimi eshte kryer rreth ores 0200 te mengjesit te sotem duke mos u paralajmeruar me pare.

Megjithese Gjykata e Strasburgut pat vendosur qe Rrapo te mos ekstradohej pa u marre me pare nje vendim nga Gjykata e Larte ne Shqiperi ai eshte ekstraduar.

Almir Rrapo u arrestua brenda ambienteve te ambasades amerikane me 2 korrik te ketij viti pasi akuzohet per nje sere veprash kriminale ne SHBA. Prokuroret amerikane gjate hetimeve te tyre kane zbuluar se banda ku bente pjese ish-sekretari i Ministrise se Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin ne vitin 2003 me trafikun e marijuanes e me pas jane kryer edhe krimet e tjera ne menyre per te mbrojtur territorin e kriminalitetit./S.Lleshi/start/

2010-11-24 1324

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›