Alonso thërret në raport Mbappe dhe Vinicius Jr.

Pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës për Klube, Real Madrid po mendon për një sistemuar gjërat përpara startit të sezonit të ri. Sipas shtypit spanjoll trajnerit të ekipit i është lënë dorë e lirë në menaxhimin e skuadrës edhe pse kostot financiare të secilit prej tyre duhet të jenë në fokusin e trajnerit, i cili nuk mund të zhvlerësojë lojtarë, të cilët kanë kushtuar miliona euro.
Sipas “Marca” trajneri spanjoll ka menduar që të thërrasë në raport dy titullarët e sulmit, Mbappé dhe Vinicius Junior. Për të dy lojtarët Alonso ka programuar një takim të veçantë. Sipas gazetës spanjolle trajneri nuk është aspak i kënaqur me kontributin e pakët që japin dy sulmuesit në fazën mbrojtëse si dhe me gjuhën e tyre të trupit në fushë.