E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi titullar kundër Chelsea

Altin Haxhi pritet të aktivizohet si titullar edhe në ndeshjen e dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve, ku Apoel Nikosia pret në fushën e saj Chelsea-n.
Me eksperiencën dhe klasin e tij, ish-lojtari i Kombëtares,shihet si një prej pikave të forta të qipriotëve në aktivitetin më prestigjioz për klube në Europe.
Dy javë më parë, Haxhi luajti përgjate gjithë 90-minutëshit në barazimin që Apoeli arriti në stadiumin "Visente Kalderon", përballë Atletikos se Madridit. Gjirokastriti është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Champions gjatë këtij edicioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›