E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amb.Palestinez Berishate sqarohet per deklaraten

Te tjera rreth shkrimit E verteta e Izraelit nga ILIR KULLA TIRANE-Ambasadori i Autoritetit Palestinez ne Tirane Issam Massalha eshte shprehur shume i shqetesuar per deklarimin e kryeministrit Berisha ne Izrael se kerkesa per nje shtet palestinez saboton procesin e paqes. Ne nje interviste per Shqiptarja.com ambasadori uroi qe deklarata e Berishes te ishte cituar e pasakte nga media.

Ne presim qe kur kryeministri te kthehet ne Shqiperi dhe qe te sqaroje kete deklarate ne menyre zyrtare. Perseris uroj qe te mos jete nje deklarate e
vertete sepse eshte deklarata me e forte ndaj Palestines 20 vite nga procesi i paqes... Eshte hera e pare qe degjoj nje deklarate ku thuhet se shteti i pushtuar eshte ai qe po prish procesin e paqes dhe jo shteti pushtues.- ka thene Issam Massalha.

Ambasadori i Autoritetit Palestinez shprehu edhe brengosjen pse ai refuzoi ftesen e bere 4 muaj me pare per te vizituar Palestinen.
Qeveria e Shqiperise pergenjeshtroi dje lajmin e botuar ne gazetat e Tiranes sipas te cilit kryeministri Berisha akuzoi palen palestineze se po demton procesin e
paqes ne Lindjen e mesme me kerkesen per anetaresim ne OKB. Nderkohe qe media ne Tirane I ishte referuar gazetes izraelite The Jerusalem Post kur ne
takimin qe kryeministri Berisha zhvilloi me kryetarin e Knesset Parlamentit Reuven Rivlin Berisha ishte shprehur se kerkesa e Palestines per tu njohur nga OKB-ja saboton procesin e paqes. ...Paqja mes Izraelit dhe palestinezeve mund te arrihet vetem nepermjet negociatave te drejtperdrejta dhe sigurise se garantuar per te dy shtetet.
Ne foto Ambasadori i Palestines ne Tirane Issam Massalha me kryeministrin Berisha

Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›