E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada Britanike dënon protestën e dhunshme: E drejta për protestë nuk justifikon dhunën, të ulen tensionet

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të zgjedhin dialogun si rrugën e vetme përpara.

“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”, tha ambasada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›