E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasada amerikane ndan mesazhin e J.D.Vance: Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë përcolli sot mesazhin e zëvendëspresidentit J.D.Vance ku kërkohet respektimi i zërit të qytetarëve.

Në mesazh theksohet se nuk duhet pasur frikë prej qytetarëve, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre.

“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”, shprehet zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›