Ambasada amerikane në Kiev rihapet të enjten

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë do të rihapet këtë të enjte, pasi u mbyll përkohësisht për shkak të kërcënimeve për sigurinë.
Selia e SHBA-ve në Kiev u mbyll pas miratimit që presidenti dha për Ukrainën për të përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi ATACMS, dhe pasi Kievi goditi Bryanskun me këto raketa.
Washingtoni tha se kishte marrë informacione për një sulm të mundshëm ajror dhe për këtë arsye kishte udhëzuar punonjësit e kësaj ambasade që të strehoheshin në vende të sigurta.
Te njejtin vendim per te mbyllur perkohesisht ambasadat e tyre e moren edhe Italia, Spanja dhe Greqia
Veprimi i Shteteve të Bashkuara dhe vendeve te tjera Perendimore vjen pasi Kremlini ndryshoi doktrinën bërthamore dhe akuzoi Ëashingtonin se po I shton benzine zjarrit në lidhje me luftën Rusi – Ukrainë.
Nga ana tjetër presidenti Amerikan Joe Biden miratoi planin për ti dërguar sa më parë mina kundër këmbësorisë Kievit. Këto mina pritet të vendosen vetëm në zonat ku nuk jetojnë civilët Ukrainas dhe është garantuar se ato nuk do të shpërthejnë vetvetiu pas përfundimit të baterisë së tyre.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi këtë të mërkurë se një linjë telefonike komunikimi diplomati mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për zbutjen e krizave mes dy vendeve nuk po përdoret.
Kjo linjë telefonike u krijua në vitin 1963, një vit pas krizave të raketave Kubane për të nënvizuar rëndësinë e komunikimit të shpejtë dhe të drejtpërdrejt mes presidentëve ruse dhe amerikanë.
Washingtoni ka kritikuar retorikën e Moskës për ndryshimin e Doktrinës bërthamore nga Presidenti Rus Vladimir Putin një ditë më parë duke e quajtur qëndrimin e Rusisë një qëndrim hipokrit.