Ambasada e Gjermanisë: Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë dhunën

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagoi sot lidhur me protestën e djeshme të opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e Gjermanisë thekson se “mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit”.
“Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.
/k.s/r.e/