E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA: Alibeaj dhe Nishani, ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë

Tiranë- Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka reaguar pak më parë përmes zëdhënësit të saj, në mbrojtje të Prokurorisë së Përgjithshme dhe pavarësisë së këtij institucioni në hetimin e çështjes së fundit.

Ambasada ka shprehur shqetësim të madh për çështjen e bujshme ‘Fazllic’, lidhur me atë që ajo e ka cilësuar ndërhyrje në pavarësinë e institucionit, duke atakuar direkt ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm.

”Jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm për të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorisë gjatë një hetimi në vazhdim. Të gjitha çështjet duhet të hetohen në mënyrë të plotë, tërësore dhe të pavaruara, pa kurrfarë ndërhyrje dhe kërcënimesh nga jashtë ndaj prokurorëve”- thuhet në deklaratën për shtyp, të lexuar pak më parë nga zëdhënësi i ambasadës amerikane në vendin tonë.

Ashtu si ka theksuar edhe herë të tjera, ambasada e SHBA-së në Tiranë i qëndon bindjes së saj se duhet të respektohet pavarësia e institucioneve. “Respektimi i institucioneve të pavarura është me rëndësi thelbësore për një demokraci të shëndetshme”- theksoi Biks Aliu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›