E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA: Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka bërë një tjetër reagim pas trazirave dhe dhunës që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë pesë ditëve të fundit.

Ambasada e SHBA-së u bën thirrje protestuesve që të protestojnë pa akte dhune. Sipas ambasadës, dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›