E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA: Orion Jucja nis studimet në programin prestigjioz Humphrey në SHBA

TIRANË, 16 Shtator/ATSH/ – Orion Jucja, pjesëmarrës në programin e bursave Humphrey, ka filluar studimet në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias në fushën e shëndetit publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë, ndau përvojën e Orion Jucjas.

“Që nga nisja e programit Humphrey në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias (VCU), përvoja ime ka qenë shpërblyese në shumë nivele – profesionalisht, në aspektin akademik dhe personalisht programi më ka dhënë njohuri të rëndësishme në lidhje me politikat dhe menaxhimin e shëndetit publik, dhe unë kam pasur mundësinë të lidhem me ekspertë të fushës përmes seminareve të ndryshme, si dhe praktikave fillestare përmes disa projekteve që përputhen me qëllimet e mia profesionale, të tilla si përmirësimi i politikave për ilaçet dhe eksplorimi i mënyrave për të përmirësuar sistemet e kujdesit shëndetësor”, tha Jucja.

Gjithashtu, ai shprehu entuziazmin e tij mbi këtë eksperiencë që po përjeton.

“Përvoja e deritanishme më ka pëlqyer. Kam eksploruar qytetin dhe trashëgiminë e tij kulturore dhe mezi pres të lidhem më shumë me komunitetin lokal teksa vazhdoj programin tim. Në përgjithësi, jam i emocionuar për mundësitë që kam përpara dhe dua të shoh se ku më çon ky udhëtim”, u shpreh Jucja.

Programi Humphrey është një iniciativë prestigjioze për zhvillimin profesional, që i ofron pjesëmarrësve mundësinë të ndjekin trajnime dhe të marrin pjesë në projekte të rëndësishme ndërkombëtare.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›