E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA në Doha ju bën thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim pas sulmeve izraelite

Ambasada e SHBA në Doha u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Katar, të kërkojnë strehim pas sulmit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit.

“Ka raportime për sulme me raketa në Doha. Ambasada e SHBA-së ka vendosur një urdhër kufizimi në ambientet e saj. Qytetarëve amerikanë u këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të monitorojnë mediat sociale për përditësime”, thuhet në deklaratë.

Më parë, ushtria izraelite konfirmoi se kishte nisur një sulm që synonte udhëheqësit e Hamasit në kryeqytetin e Katarit.

Një zyrtar izraelit duke folur për rrjetin televiziv izraelit Channel 12 tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dha dritën jeshile për këtë sulm izraelit në kryeqytetin e Katarit. Një zyrtar tjetër izraelit theksoi gjithashtu se SHBA-të ishin informuar paraprakisht për këtë sulm.

Katari dënoi “sulmin frikacak izraelit” që synonte zyrtarë të lartë të Hamasit në Doha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›