Ambasada e SHBA në Irak goditet me raketa

Ambasada e SHBA në kryeqytetin e Irakut, u sulmua sot me raketa. Të paktën tre raketa shënjestruan ndërtesën në Zonën e Gjelbër me siguri të lartë në Bagdad. Njëri prej tyre ra brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, por të tjerat ranë në lagjet e banuara përreth. Sipas “Daily Mail”, një deklaratë nga ushtria tha se nuk kishte viktima dhe se kishin nisur hetimet. Ambasada amerikane ka qenë një shënjestër e shpeshtë e sulmeve me raketa gjatë administratës Trump. Ritmi i sulmeve u dobësua në disa javë para se Biden të merrte detyrën, por duket se ka nisur sërish.