Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes gjatë fushatës, mund të ketë trazira
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një paralajmërim ditën e djeshme për qytetarët e këtij vendi, që jetojnë ose punojnë në Shqipëri. aty thuhet se duhet të kenë kujdes për shkak të fushatës.
Qytetarëve amerikanë, që udhëtojnë ose jetojnë në Shqipëri, u kujtojmë se fushata për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ka nisur. Tubimet publike do të shtohen gjatë kësaj periudhe si pjesë normale e një procesi demokratik. Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të interesohen se çfarë ndodh rreth tyre, të sigurohen mbi sigurinë e tyre, të evitojnë mbledhjet publike, të cilat lidhen me zgjedhjet dhe të evitojnë demonstratat që bëhen në Tiranë ose në qytete të tjera të vendit, thuhet në njoftimin e ambasadës./ep