Ambasada e SHBA-së publikon fotografi nga takimi i senatorëve me Kurtin

PRISHTINË, 12 tetor/ATSH/ Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga e ngarkuara me punë të përkohshme Bell, senatorët u takuan me presidenten Justina Shiroka-Pula dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ambasada e SHBA-së publikoi edhe fotografi.
Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, nderoi senatoren Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe kontributin në forcimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe promovimin e stabilitetit në rajon. Ajo kërkoi rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në.
/KosovaPress/