E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë përmbytet nga kërkesat për marrje nënshtetësie

Propozimi i kryeministrit Sali Berisha për dhënien e nënshtetësisë ka ngjallur shumë reagime në Prishtinë.

Shumë qytetarë janë dyndur në ambasadën shqiptare në Prishtinë për të pyetur në lidhje me këtë nisëm. Ata shprehen se duan të marrin nënshtetësinë menjëherë.

Siç raporton TCH, një varg qytetarësh, përfshi Lëvizjen për Bashkim, kanë kërkuar marrjen e nënshtetësisë, duke keqkuptuar deklaratën e kryeministrit Sali Berisha.

Telefoni i konsulles shqiptare Lorena Gjana nuk ka pushuar nga kërkesat e qytetarëve kosovarë për marrjen e shtetësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›