E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadore dhe OJF ne mbeshtetje te LGTB-ve

Përfaqesues të lartë të ambasadave, Avokati i Popullit, si dhe pjesëtare të organanizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe të organizatave LGTB, kanë çelur Festivalin e Diversitetit.

17 maji eshte dita nderkombetare kunder homofobise dhe transfobise, ndaj ambasadori i vendeve te uleta Van Den Dool dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu kane pershendetur kete aktivitet, duke kerkuar respektimin e te drejtave te njeriut.

Ky aktivitet eshte pershendetur nga Avokati i Popullit, zevendësiminitrja e Punes dhe perfaqesues te tjere te Bashkimit Europian. Me heret ne nje konference per shtyp Altin Hazizaj ka theksuar se shqiptaret jane ende homofobikë.

Pak minuta pas nisjes së aktivitetit të komunitetit LGTB në Shqipëri me rastin e Ditës Kundër Homofobisë dhe në një distancë jo të largët, por të mbikëqyrur nga forcat e policisë së rendit, Forumi Mysliman Shqiptar zhvilloi një tubim kundër homoseksualizmit.

Edhe pse në kushte jo të favorshme për shkak të motit, dhjetëra të rinj, gra e fëmijë hodhën parulla për mbrojtjen e familjes dhe mos lejimit të diversitetit në shoqëri si vlera.

Kryetari i Forumit Mysliman tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk vjen duke lejuar antivlerat, siç i quajti ai homoseksualët dhe slloganët e tyre për diversitetin. Tubimi u zhvillua i qetë dhe pa incidente

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›