E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së, Gonzato

Diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë, kanë reaguar kundër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, duke mbrojtur ambasadorin e BE Silvio Gonzato.

Ambasadorët publikuan një deklaratë të përbashkët ku vlerësuan profesionalizimin dhe integritetin e përfaqësuesit të BE, Gonzato.

“Në Ditën e Europës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij; dhe  rikonfirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizimin dhe  integritetin e tyre”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve.

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ambasadorin e BE Silvio Gonzato se sillet sikur të jetë ambasador i kryeministrit Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›