E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sparkes Dialogu te mos ngrijenga situata politike

PRISHTINE- Ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove Andy Sparkes ka shfaqur shpresen e tij se nuk do te kete shtyrje ose ngrirje te procesit te dialogut pas zhvillimeve te fundit ne Kosove.

Ne nje interviste me BBC-ne ambasadori Sparkes tha se dialogu mes Prishtines e Beogradit eshte nje mundesi historike qe duhet te shfrytezohet meqe sipas tij eshte i rendesishem per te dyja vendet dhe per rajonin.

Ai tha se procesi i dialogut ne cdo rast mund te marre kohe per pergatitje dhe shfaqi shpresen e tij se ato do te vazhdojne edhe nese Kosova hyn ne zgjedhje te parakohshme.

Ambasadori Sparkes vleresoi se Kosova ka hyre ne nje periudhe te nje paqartesie politike dhe tha se ceshtja e zgjedhjeve te parakohshme ose shume te hershme hap ceshtjen nese ato mund te organizohen me kohe dhe nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te behet gati.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›