E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Cannon: Gjyqtarët të shqetësuar për korrupsionin

Gjyqësori është koshient për sfidat dhe ai ndan shqetësimin e publikut për korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Kështu është shprehur ambasadori britanik Nicholas Cannon gjatë prezantimit të një sondazhi me gjyqtarët e shkallës së parë.
 

Sipas ambasadori Cannon sondazhi tregon se gjyqtarët kërkojnë mbrojtje ligjore të parashikueshme dhe mbështesin një sistem të bazuar me meritokraci.

 "Ky sondazh do të ndihmojë KLD-në të zbatojë reformat e nevojshme. Ambasada dhe qeveria britanike janë të angazhuara për të ndihmuar Shqipërinë në progresin e saj drej Bashkimit Europian. Shteti i së drejtës luan një rol të rëndësishëm në këtë proces" tha ambasadori.

Ndërsa nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa theksoi se ku sondazh vjen në një moment oportun dhe të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, për reformën që po ndërmarret dhe rezultatet e tij do të shërbejnë në të ardhmen.

"Puna që na pret është intensive dhe imponon rritjen e rolit mbikqyrës. Emërimet dhe ngritjet në detyrë nuk duhet të vijnë si pasojë e ndonjë pazari por të një procesi vlerësimi të karrierës përmes një fushate transparente. Ne do të dimë të lexojmë sygjerimet e dhëna në këtë sondazh. KLD-ja është e vendosur për të luajtu një rol aktiv për rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në gjyqësor” tha Cefa.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›