E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori King-Smith takim me Dhomën Britanike të Tregtisë

TIRANË,7gusht /ATSH/ Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith zhvilloi takimin e lamtumirës me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri në Rezidencën e tij.

Ambasada britanike thekson se, ndikimi i Dhomës Britanike është një nga arritjet më të mira, duke u shndërruar me shpejtësi në një urë dinamike mes bizneseve britanike dhe shqiptare dhe duke mbështetur iniciativat që ofrojnë aftësim dhe punë për të rinjtë.

Dhoma do të jetë përçuese e qasjes së re së Mbretërisë së Bashkuar për rritjen ekonomike duke nxitur investimet dhe duke krijuar prosperitet si në Shqipëri, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›