E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Lu takohet me Berishën dhe Moisiun

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka vazhduar takimet e tij prezantuese me ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe më pas me ish-presidentin, Alfred Moisiu.

Në takimet e zhvilluara, ambasadori Lu ka konfirmuar stadin e shkëlqyer të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe ka siguruar të dy bashkëbiseduesit për mbështetjen e vazhduar të Shteteve të Bashkuara për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë.

Lu është interesuar edhe për për pikëpamjet e Berishës dhe të Moisiut mbi arritjet dhe sfidat e Shqipërisë si dhe për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërpartiak për të mirën e përparimit të vendit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›