Ambasadori Sequi i dorëzon Ramës progres raportin

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka dorëzuar sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama progres raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian. KE-ja rekomandoi dje dhënien e statusit të kushtëzuar për Shqipërinë.
Sipas raport progresit të KE-së, Shqipëria duhet të plotësojë deri në muajin dhjetor reformën në drejtësi, reformën parlamentare, të miratojë ligjin për Gjykatën e Lartë dhe të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë një ditë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është shprehur se Shqipëria tashmë e ka statusin e kandidatit për në BE, por për çeljen e negociatave duhet të realizojë zgjedhje me standarde europiane.