E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Wendt sërish në SPAK, ishte edhe 5 ditë më parë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është pritur nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho.

Diplomati amerikan shoqërohej nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Vizita vjen vetëm katër ditë pas takimit të Wendtit me drejtuesit e dy institucioneve të drejtësisë.

Në njoftimin e mëparshëm, Ambasada e SHBA-së theksoi se “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

Ambasada bëri të ditur gjithashtu se ambasadori Eric Wendt ishte takuar me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mënyrën se si partneriteti mes dy vendeve kontribuon për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dy kombet.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›