E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zbuluar detaje nga takimi i kësaj të mërkure, 30 shtator, nga takimi me kreun e qeverisë, Edi Rama në Kryeministri.

Wendt bëri të ditur se në takimin me Ramën u diskutuan thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Eric Wendt, bëhet ambasadori i 11-të i SHBA-ve në Shqipëri që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1991.

Wendt vjen në këtë post pas Yuri Kim. Ndërkohë, që prej vitit 2023, drejtimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë është mbajtur nga Nancy VanHorn në cilësinë e të ngarkuarës me punë.

Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati Amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›