E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan në NATO takon Vuçiçin në Beograd : Serbia duhet të përafrohet me Perëndimin

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, zhvilloi sot një takim në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, të cilin ambasada e SHBA-së në Serbi e cilësoi si “një takim konstruktiv për nisjen e një epoke të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Në deklaratën e saj, Ambasada vuri në dukje rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe njoftoi se në maj do të zhvillohet një stërvitje e përbashkët midis Serbisë dhe NATO-s.

Megjithatë, ambasadori Whitaker paralajmëroi se bashkëpunimi i mbrojtjes dhe sigurisë i Serbisë me partnerë të pabesueshëm krijon varësi strategjike afatgjata, të cilat janë të vështira për t’u çmontuar dhe ndërlikojnë bashkëpunimin e ardhshëm. 

“Për një partneritet modern dhe me vizion, drejtimi strategjik i Serbisë duhet të jetë në përputhje me Perëndimin. Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur,” theksoi Ambasada në postimin e saj në platformën X. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›