E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori i BE, takim me kryetaren e Kushtetueses Holta Zaçaj: Institucion kyç për demokracinë në Shqipëri

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçajn me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.

Në postimin e bërë nga takimi me Zaçajn, Gonzato tha se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe puna e bërë deri më tani nga Gjykata Kushtetuese, të cilën e konsideroi si “institucionin kyç” të sistemit demokratik të vendit.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” shkruan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›