Ambasadori i SHBA Arvizu takohet me Ramen ne seline e PS-se

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Aleksander Arvizu disa minuta pas perfundimit te procesit te numerimit te votave ka zhvilluar nje vizite ne seline e Partise Socialiste ku eshte takuar me kreun e saj Edi Rama.
Ambasada Amerikane ne Tirane ka publikuar ne faqen e saj nje mesazh lidhur me perfundimin e procesit te numerimit te votave. Ne kete mesazh thuhet se ne nje kohe kur te dy palet pretendojne per fitore duhet te pritet verdikti zyrtar per rezultatin perfundimtar te gares elektorale per Bashkine e Tiranes. Urime per kapercimin e vijes se finishit. Ka qene nje fitore per demokracine shqiptare dhe popullin shqiptar. Teksa te dyja palet pretendojne fitoren eshte posacerisht e rendesishme te pritet qe rezultatet te certifikohen ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Pozicioni yne eshte bashkerenduar ne konsultim te ngushte me Kreun e Delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane dhe Kreun e Prezences se OSBE-se ne Tirane. Edhe nje here urimet tona per popullin shqiptar thuhet ne mesazhin e ambasades se SHBA-se.