Ambasadori i SHBA për diskutimet në Bruksel: Ka progres, por puna vazhdon!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes zyrtarëve kosovare dhe asaj të Serbisë sa i përket ccështjes së reciprocitetit të targave. Giacobbe përmes një postimi në Twitter tha se ka progres por negociatat ende po vazhdojnë.
“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai.