Ambasadori i ri i SHBA vjen ne Tirane I kenaqur qe do punoj ketu
UPDATE- Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ka mberritur ne Tirane.
Ai eshte shprehur i kenaqur per detyren e re dhe ka theksuar se dihet krenar qe do te perfaqesoj diplomacine amerikane ne Shqiperi.
Ai u cilesua nga presidenti amerikan Barak Obama si diplomat karriere i Sherbimit te Huaj ne rangun e keshilltarit ministror.
Para emerimit ai ishte drejtor i zyres se zhvillimit te karrieres dhe pozitave ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Nderkohe qe me pare ka qene zv.ndihmes sekretar ne Zyren e eshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit.
Pak kohe me pare ai iu drejtua me nje apel politikaneve te Tiranes te shikojne me teper interesat e vendit se sa rivalitetet mes tyre. Ambasadori Arvizu u shpreh se vendi yne ka ende shume per te bere. Si aleate e NATO-s tha ai vendi duhet tu permbahet parimeve me te larta te aleances. Pasardhesi i ambasadorit Uidhers i beri thirrje Shqiperise te tregoje respekt per sundimin e ligjit dhe per institucionet e pavarura.