E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambulancat në selinë e PD, Këlliçi: Policia hodhi dy bombola gazi lotsjellës pa shkak

Dy ambulanca janë futur në oborrin e Partisë Demokratike, pasi persona brenda selisë janë ndjerë keq.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident.

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›